Gruevski: Zaevi është bërë milioner me intriga dhe me ndarjen e tenderëve familjarëve të tij

Maqedonia

Gruevski: Zaevi është bërë milioner me intriga dhe me ndarjen e tenderëve familjarëve të tij

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:19
Nikolla Gruevski

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, sot ka realizuar takim me banorët e Radovishit, ku para të pranishmëve u drejtua edhe Nikolla Gruevski, i cili tha se Zaevi është bërë milioner me intriga dhe me ndarjen e tenderave familjarëve të tij.

“Zoran Zaevi u pasurua kur u bë kryetar komune, me gënjeshtra, intriga dhe ndarje të tenderëve familjarëve të tij. A dëshirojmë që një njeri i tillë të udhëheq Maqedoninë?”, tha mes tjerash Gruevski.

Ai gjithashtu kujtoi qytetarët për rastin “Global”, rast në të cilin, sipas tij, ish kryeministri Branko Cërvenkovski, e shpëtoi Zaevin, nga një krim i madh në të cilin fitoi 8 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat