Në pesë komuna në Maqedoni fillon fushata e mbledhjes së mbeturinave elektronike

Maqedonia

Në pesë komuna në Maqedoni fillon fushata e mbledhjes së mbeturinave elektronike

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:09
Ilustrim

Nga dita e sotme fillon fushata e mbledhjes së mbeturinave elektronike të rrezikshme në komunën e Karposhit. Fushata do të zgjatë deri më 24 dhjetor.

Me këtë rast, qytetarët mund të përfitojnë laptop, televizor ose fshesë elektrike, përmes lojës shpërblyese që është pjesë e fushatës.

Fushata organizohet në bashkëpunim me pesë komuna të Maqedonisë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për nevojën e mbledhjes së bërllogut të rrezikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat