”Alo Doktor”, qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të kërkojnë këshilla mjekësore

Maqedonia

”Alo Doktor”, qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të kërkojnë këshilla mjekësore

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Në linjën telefonike të këshillave mjekësore ”Alo Doktor”, qytetarët kanë kërkuar ndihmë për simptoma respiratore, temperaturë të lartë trupore, viroza sezonale, ftohje dhe kollë.

Në numrin 02-15 123, nga 28 nëntorit deri më 4 dhjetor janë paraqitur 1343 qytetarë për këshilla. Thirrjet ishin nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Përndryshem, që nga fillimi, pra nga 15 shtatori i vitit 2014, në ”Alo Doktor” ka pasur gjithsej 122.755 thirrje. Linja është e e hapur çdo ditë 24 orë, ndërsa për këshilla mjekësore janë vënë në punë 25 mjekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat