Harxhimet në ndërtimtari në Maqedoni kanë shënuar rënie

Maqedonia

Harxhimet në ndërtimtari në Maqedoni kanë shënuar rënie

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:34
Ilustrim

Harxhimet për ndërtimtari për objekte të reja në aspekt individual janë ulur për 2.3% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), edhe harxhimet për materialin ndërtimor janë ulur për 5.5%, por harxhimet për të punësuarit janë rritur për 5.9%.

Harxhimet për ndërtimtari dhe materiale janë ulur edhe në krahasim me tremujorin e dytë, për 0.2%, respektivisht 1.3%, ndërkaq janë rritur për të punësuarit, për 2.5%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat