“Sopoti”, Pas zgjedhjeve vendoset nëse rasti i kalon Speciales

Maqedonia

“Sopoti”, Pas zgjedhjeve vendoset nëse rasti i kalon Speciales

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:38
Të akuzuarit në rastin “Sopoti”

Prokuroria Speciale do t’i ketë duart e lidhura për rastin e “Sopotit” derisa për këtë të fundit nuk jep dritë jeshile Këshilli i Prokurorëve. Prokurorja Fatime Fetai thotë se me adresimin e lëndës në Këshill Prokuroria për krim të organizuar ka shkelë ligjin për PSP-në.

“Sa për rastin e Sopotit, nëse i keni ndjekur aktivitetet tona dhe atë që pikërisht më herët e përmenda, rasti është i kërkuar nga Prokuroria për krim të organizuar. Mirëpo kjo prokurori në bazë të ligjit për PSP të dërgojë rastin tek ne, e dërgoi tek Këshilli i Prokurorëve publik dhe rasti “Sopotit” për momentin ndodhet atje”, deklaroi Fatime Fetai, Prokurore.

Alsat M mëson se mbledhja i Këshillit të Prokurorëve për “Sopotin” do të mbahet pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Ditë më parë, anëtarët shqiptarët të këtij këshilli dolën në mbështetje të kërkesave të speciales. Ndërkohë Prokurorja Speciale Fetai tha se mos ndryshimet ligjore në Kuvend, penguan këtë Institucion të merret me lëndën “Monstra”

“Sa i përket rastit “Monstra”, disa herë në konferencat tona për shtyp jemi deklaruar në lidhje më këtë rast dhe pikërisht ai është njëri nga rastet ku PSP kërkoi ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve por ja që edhe ajo nuk u bë”, tha Fatime Fetai, Prokurore.

Pos lëndës së Sopotit, Këshilli i Prokurorëve mban peng edhe 7 lëndë tjera të cilat i ka kërkuar Specialja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat