Milevski: Të dielën Maqedonia do të përshëndetet nga Gruevski

Maqedonia

Milevski: Të dielën Maqedonia do të përshëndetet nga Gruevski

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:44
Kreu i PLD-së, Goran Milevski

Të hënën e ardhshme, Maqedonia do të frymojë lirshëm, do ta kthejmë në jetë përsëri. Të dielën do të votojmë kundër kësaj qeverie dhe politikave të saj, tha kreu i PLD-së, Goran Milevski sonte në tubimin e LSDM-së në Ohër dhe Koalicionit Për Jetë në Maqedoni.

‘Do të votojmë kundër eksternit. Do të votojmë kundër parapagimit dhe këtë kosto nuk do ta ketë më. Do të votojmë kundër mënyrës së shërbimeve të inspektimit. Të gjithë do të votojmë për numrin 4 dhe Maqedonia do të fitojë. Të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me të ardhurat e tyre mujore do të votojnë për ndryshime, për një standard më të lartë. Do të votojmë kundër presioneve mbi administratën’, tha Milevski.

Milevski, siç tha, presim të votojnë edhe pensionistët, nipërit e të cilëve janë jashtë vendit. Poashtu sipas tij, Maqedonia të dielën patjetër të përshëndetet nga Nikolla Gruevski dhe politikat e tij dështuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat