IOM-i nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për menaxhim me kriza në Maqedoni

Maqedonia

IOM-i nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për menaxhim me kriza në Maqedoni

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:14
Pamje nga nënshkrimi i memorandumit

Qendra për menaxhimin me kriza ka pranuar një donacion prej Organizatës ndërkombëtare të migrimit – IOM. Këto dy institucione kanë nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi.

Sipas  AIM, donacioni përbëhet nga kompjuterë, pajisje informative dhe një veturë. Kryetari i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku, falenderoi IOM-in për pajisjet dhe ndihmën e dhënë në trajnime të posaçme që realizohen me të punësuarit në qendrat rajonale dhe në Drejtorinë për menaxhim me kriza.

Donacioni i IOM është siguruar në kuadër të projektit që zbatohet nga ana e kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat