Shënohet “Jave e Omer Kaleshit”, promovohet ekspozita e veprave të tij

Maqedonia

Shënohet “Jave e Omer Kaleshit”, promovohet ekspozita e veprave të tij

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:46
Omer Kaleshit

Me promovimin e veprave të artistit të shquar shqiptar nga Maqedonia, Omer Kaleshi, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve, u rrumbullaksua shënimi i “Javës së Omer Kaleshit”, në Shkup.

Në prani të mysafirëve të shumtë, në hapjen e ekspozitës, në suaza të së cilës janë ekspozuar 24 veprat artistike, fjalim mbajti sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.

Ai theksoi se me krijimtarinë e tij, Omer Kaleshi i cili gjendet në majën e veprave artistike ndërkombëtare, arriti që t’i bashkojë civilizimet ballkanike.

Në këtë solemnitet fjalim mbajti edhe akademiku Luan Starova, i cili ka bërë retrospektivë për jetën dhe veprën artistike të artistit nga vendlindja e tij Kërçova, përmes Shkupit, Stambollit dhe Parisit.

Omer Kaleshi është nderuar edhe me medalje për merita për Maqedoninë, nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat