Bilalli: Në kushtet e regjimit asnjë anketë nuk është e vërtetë

Maqedonia

Bilalli: Në kushtet e regjimit asnjë anketë nuk është e vërtetë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 19:47
Bilalli

Anketat në Maqedoni janë të pavarura, njerëzit në këtë shtet jetojnë në frikë, çka është edhe një nga arsyet më të mëdha që anketat të jenë të ndryshme nga rezultatet që do të dalin në zgjedhje, thonë analistët për A1on.

Sipas tyre, institutet të cilët i kryejnë anketat më së shpeshti janë sondazhe fiktive të cilët çdoherë kur bëjnë hulumtime i’u drejtohen njerëzve të njëjtë, çka është logjike të jenë rezultate të njëjta, varësisht se kush i porosit. Një nga ta, ka folur edhe analisti politik, Mersel Bilalli.

‘Muajt e kaluar e deri më sot kemi pasur rezultate të ndryshme, varësisht nga porositësi, që janë në prapavij të anketave. Në kushte të frikës, diktaturës dhe regjimit, asnjë anketë nuk mund të del e vërtetë. Vlerësimet e atyre që nuk tregojnë është shumë i lartë, çka mund të përgatitet rezultat që nuk mund të pritet as në ëndërr’, tha për A1on, analisti Mersel Bilalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat