Padi e re penale për Vlladimir Pançevskin

Maqedonia

Padi e re penale për Vlladimir Pançevskin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 21:34
Vlladimir Pançevski

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht Inspektorati shtetëror për punë, ka konstatuar se ish kryetari i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, në mënyrë joligjore ka vendosur në një pozicion tjetër, të punësuarin G.S.

Pas vendimit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, edhe i punësuari G.S, në një njoftim për mediat ka paralajmëruar se do të ngrit padi penale ndaj Vlladimir Pançevskit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën “keqpërdorim të informacionit zyrtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat