Familjarët e rastit Monstra: Nëse BDI mbetet në pushtet edhe Grupi i Kumanovës do të dënohet me burg të përjetshëm!

Maqedonia

Familjarët e rastit Monstra: Nëse BDI mbetet në pushtet edhe Grupi i Kumanovës do të dënohet me burg të përjetshëm!

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:03
ilustrim

Procesi gjyqësor ndaj Grupit të Kumanovës po zhvillohet njësoj sikurse procesi gjyqësor “Monstra” paralajmërojnë familjarët e të dënuarëve të rastit ”Monstra”, duke shtuar se nëse BDI mbetet në pushtet dhe nuk ndryshon qeveria, atëherë edhe pjesëtarët e Grupit të Kumanovës do të marrin dënime të përjetshme.

Brenga e familjarëve ëhstë edhe më e madhe. Nëse nuk ndodhin ndryshime, ata janë të bindur se edhe pas 11 dhejtorit do të ndodhin raste të ngjashme si Monstra e Kumanova.

“Nëse vazhdon kështu do të ndodhin edhe shumë Monstra, Kumanova, ndoshta në Kumanovë, Saraj, Tetovë, Zhelinë. Aty ku do t’i teket VMRO-së, për nevoja të vetëa për marketing, do të futet te shqiptarët si të futet në një baçe me presh.

A mendon se te rasti “Monstra” është zhvilluar proces gjyqësor. Te rasti montsra gjatë gjithë kohës kam kontaktuar me njerëz të BDI-së, kam qenë edhe et ALi Ahmeti.

I kam pas dy variante- ose të shkoj te VMRO-ja ose te BDI-ja. Duke menduar se BDI-ja janë shqiptarë, kam shkuar te ata për të kërkuar drejtësi në këtë rast. Kam marrë plot premtime se do të zgjidhet rasti dhe se drejtësia do të dalë në shesh, por asgjë. I dënuan me burg të përjetshëm. Unë mendoja se VMRO-ja u ka luajtur pas shpine, por u binda se loja ka qenë e përbashkët edhe e BDI-së”, thotë për Gazetën Lajm, Bedri Hajdari, kryetar i Këshillti të familjarëve të personave të dënuar në rastin “Monstra”.

Na lut që të shkruajmë të plotë deklaratën e tij, duke lutur edhe lexuesit që ta dëgjojnë deri në fund, sepse është me rëndësi të madhe për të dalë e vërteta në opinion.

“Edhe në rastin e Kumanovës mbahen peng ata, varësisht se si do të zhvillohet politika. Për atë shkak edhe kanë ndodhur edhe Monstra edhe Kumanova. I mbajnë peng, për të treguar se gjoja zhvillohet proces gjyqësor dhe në fund do t’i dënojnë me burg të përjetshëm. Plotësisht janë të njëtë të dy rastet. Ato përmendin argumente. Çfarë argumentesh? Nëse janë bë ekspertizat, pse të vonohet një vjet dy vjet, nëse janë fajtorë jepe dënimin. Mos i maltreto nëpër gjykata. Krejt kjo bëhet për të treguar fuqi ndaj shqiptarëve, mos me i lënë të jetojnë të qetë dhe t’i detyrojnë të shpërngulen duke ju treguar se ne jemi gazdallarë.

Këta manipulojnë me prova, kurse zemra apo palca e argumenteve nuk shpaloset.

Zvarriten rastet që sa të kalojnë zgjedhjet dhe pastaj dihet se çfarë dënimesh do të shqiptohen. Votën e unifikuar e ke pasur në dorë, nuk e ke shfrytëzuar. 10 herë nuk të vjen rendi me i marrë votat. Një kanal në Haraçinë nuk munden 10 mandate ta rregullojnë. Sillen si ai avokati që e kish shkolluar djalin dhe e kishte bë gjykatës, duke manipuluar me dy familje që ishin ngarruar për një dardhë në megje”, shton ai më tej.

A mundet të shpëtojë dënimin e përjetshëm për Grupin e Kumanovës, apeli i Ahmetit që shqiptarët të unifikojnë votat e tyre për BDI-në? Jo, përgjigjet Hajdari. Përkundrazi me fitoren e BDI-së, rriten gjasat për dënime drakonike ndaj tyre. Ai rikujton se vetëm disa muaj pasi BDI mori përkrahje prej 150 mijë votave, u shqiptuan dënimet e përjetshme për të akuzuarit te Monstra, shton ai.

“Unifikimi  votës është i mirë, por varet se kush është menaxheri i atyre votave të unifikuara. Unifikimi dhe marrja e mandatit pa përgjegjësi është baraz me zero dhe na merr në qafë. Fundja, paaftësia papërgjegjësia e solli punën deri në zgjedhje të parakohshme. Nuk dua të flas vetëm për rastin tim, por tani bëhet fjalë a do të pranojnë shqiptarët të nënshtrohen, ose jo.  Ndodhi rasti Monstra, ndodhi edhe katastrofa më e madhe me Kumanovën, kurse BDI nuk heqi dorë nga beneficionet personale. Nuk është unifikim t’i kërkosh votat për të hëngër biftek 5.800 denarë, ose të harxhosh 5.000 euro në hotel për disa ditë. Kjo nuk është votë për të mirën e shqiptarëve. Unë njoh qindra njerëz që muajt e fundit janë shpërngulur në Islandë e Finlandë, kurse BDI mendon vetëm për luksin e vet.

Popullata i ka ndihmuar BDI-së për të ardhur në këtë pozicion, por BDI keqpërdori atë votë. Nuk bëhet fjalë për një dit ose dy, por me vite të tëra. Shqiptarët ia kanë dhënë BDI-së, jo vetëm votën, por edhe kanë qenë të gatshëm me luftuar për këtë parti. Por ajo e keqpërdori këtë besim në stilin për ‘inatë të resë, më vdektë djali’.

Thirren në punësime, kemi bë kaq punësime, aq punësime. Edhe kur nuk ka qenë BDI-ja ka pasur punësime, edhe në komunizëm, edhe në kohën e PPS-së edhe në kohën e PDSH-së. babanë tim nuk e kanë punësuar BDI-ja, por komunizmi sepse ka pasur nevojë për një argat. Edhe pasi të shkojë BDI-ja do të ketë punësime. Me punësime mund të lavdërohet Lazim Destani, Renova, Dauti Komerci. Ata mund të lavdërohen se janë privatistë, kanë punuar kanë, investuar dhe kanë bë punësime.

Është turp BDI të lavdërohet me punësime”, shton Hajdari.

Përmes një rasti që ka dëgjuar nga profesori i gjuhës shqipe kur ka qenë nxënës në gjimnaz, Hajdari tregon se çdo votë kundër këtij pushteti në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e vlefshme.

“Në gjimnaz, në orën e gjuhës shqipe, profesor Adnan Agai, na pat treguar një ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri, në vitet e 40-ta kur Italia fashiste është futur në Tiranë me forca të motorizuara. Në banor i Tiranës ka dalë me një pushkë në dorë të ndalë italianët, të gjithë i kanë thënë largohu, se do të vrasin, çka mund të bësh i vetëm me një pushkë. Përgjigja e tij ka qenë: Po ja bëj me dije armikut se nuk e dua. Prandaj në këto zgjedhje edhe një votë është e mirëseardhur për ta ja bë me dije këtij pushteti se nuk e duam, sepse na dëmtoi shumë”, rrëfen Hajdari.

Ai ëhstë i bindur se procesi gjyqësor për rastin “Monstra” ka përfunduar ditën kur ka filluar dhe që atë ditë është ditur dënimi dhe shton se e njëjta gjë vlen edhe për Grupin e Kumanovës, nëse VMRO dhe BDI mbeten në pushtet. Në ndërkohë, thotë është bë një lloj hajgare, vetëm të kalojë koha, sepse po të kishin argumente se vërtetë janë autorë këta që janë të akuzuar, asnjëherë nuk do të kishin pritur afatin e fundit për t’i dënuar. “Do ti dënonin menjëherë për disa javë, ose për një muaj”, përfundon Hajdari, duke shtuar se i njëti rast ka qenë edhe me Sootin, Brodecin dhe shumë raste tjera tëmontuara ndaj shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat