Pendarovski: LSDM-ja do t’ua kthejë paratë e vjedhura qytetarëve

Maqedonia

Pendarovski: LSDM-ja do t’ua kthejë paratë e vjedhura qytetarëve

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 22:13
Stevo Pendarovski

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e parë zgjedhore, nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, gjatë aktiviteteve parazgjedhore të partisë së tij, theksoi se përmes tenderëve, në vitet e fundit, nga buxheti i Republikës së Maqedonisë janë vjedhur prej 7 deri 8 miliardë euro.

“Vlerësimet tona janë se nga të gjitha paratë, respektivisht prej 7 deri 8 miliardë euro që janë vjedhur brenda një dekade, ne gjatë dy viteve të para të mandatit, me vullnet politik, me një plan dhe strategji të mirë dhe me lënien e institucioneve të punojnë lirisht sipas Ligjit, do të mund të kthejmë të paktën 40 për qind të kësaj shume. Ato para të vjedhura, do t’iu kthehen prapa qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Pendarovski.

Ndërsa kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se në dy vitet e para të mandatit të tyre, do të ketë investim në lartësi prej 600 milionë euro, për rrugë të sigurta dhe moderne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat