LSDM edhe njoftimet për tubime i ka në shqip

Maqedonia

LSDM edhe njoftimet për tubime i ka në shqip

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:19
Zoran Zaev

Në Maqedoni po ndodh një ndryshim pasi partia më e madhe opozitare ka shënjestruar votuesit shqiptarë si votues potencial për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të dielë.

Nëpër duart dhe para shtëpive të qytetarëve shqiptarë janë gjetur njoftime për tubime të lëshuara edhe nga LSDM-ja edhe në gjuhën shqipe.

Më herët, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se në Maqedoni do të fillojë të respektohet çdo qytetarë dhe Maqedonia do të bëhet me dy gjuhë të barabarta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat