Komuna e Gazi Babës do të shpërblejë zbukurimet më të mira për Vitin e Ri

Maqedonia

Komuna e Gazi Babës do të shpërblejë zbukurimet më të mira për Vitin e Ri

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 16:35
Ilustrim

Me rastin e Vitit të Ri dhe festave të fundvitit, Komuna e Gazi Babës, ju bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zbukurimin e hapësirave të ndryshme, me çka për zbukurimeve më të mira do t’u ndanë, çmime simbolike.

Të interesuarit mund të paraqiten nën numrat e telefonit 02/ 3212886 ose 075/435/155, dhe në adresën elektronike [email protected], më së voni deri më 23 dhjetor.

Të dhënat duhet të përmbajnë adresën dhe numrin e telefonit për kontakt, ndërsa Komisioni i komunës do të vizitojë adresat e paraqitura, deri më 26 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat