Risi në votimet e së dielës në Maqedoni, votohet me fotografi

Maqedonia

Risi në votimet e së dielës në Maqedoni, votohet me fotografi

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:09
ilustrim

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën në shtetin fqinj, Maqedoni, përmban disa risi, midis të cilave, më shumë që le përshtypje është vendosja e fotografisë në listën zgjedhore.

Ndërkohë që mbetet përdorimi i spërkatësit pa ngjyrë i cili mund të shihet vetëm me UV llambë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ajo në të cilën është rrethuar numri rendor ose bartësi i listës ose simboli i koalicionit ose partisë.

Vendvotimet duhet të hapen saktë në orën 07:00, ndërsa votimi zgjatë pa ndërprerë deri në orën 19:00.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat nga Lista zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi nga votuesit. Fotografitë personale do të jenë në formë si të letërnjoftimit ose pasaportës. Në certifikatë nga Lista zgjedhore do të shtypet fotografia nga ai dokument i cili është me datë më të re të dhënies. Sipas udhëzimeve të KSHZ­së gjatë konfirmimit të identiteti personal, votuesi është i obliguar para bordit zgjedhor të prezantohet në mënyrën në të cilën është prezantuar në fotografinë në dokument për identifikim personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund nga afër ta ndjekin konfirmimin e identitetit të votuesit.

Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga Lista zgjedhore.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t'i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së votimeve.

Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Përderisa votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet nuk guxojnë të shfrytëzojnë telefon celular, aparat ose mjete tjera për të fotografuar fletëvotimin.

Bordi zgjedhor mund ta largojë nga vendvotimi çdo person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese. KSHZ­ja kërkon shkyçje të video mbikëqyrjes në institucionet ku do të zhvillohet votimi KSHZ­ja gjithashtu përmes Komisioneve zgjedhore komunale (KZHK) kërkoi që në institucionet, si shkolla fillore dhe të mesme, kopshte dhe të ngjashme, ku janë të vendosura vendvotimet, nga ora 6:00 deri në mesnatë më 11 dhjetor të shkyçet video mbikëqyrja. me këtë rast gjithashtu është kërkuar që kamerat të cilat e shërbejnë video mbikëqyrjen të drejtohen nga muri në të cilin janë të montuara që të mundësohet fshehtësi e votuesve dhe procesit zgjedhor në tërësi.

Në vendvotim askush nuk guxon të vijë i armatosur përveç pjesëtarë e policisë.

Policët mund të hyjnë në vendvotim vetëm në rast se kur thirren nga Bordi zgjedhor dhe kur do të vërehen prishje serioze e rendit dhe paqes.

Numërimi i votave Procesverbale dhe materialet tjera zgjedhore, bordet zgjedhore e dorëzojnë deri te KZHK­ja në afat prej pesë ore pas përfundimit të votimit.

KZHK­ja kompetente i grumbullon rezultate nga votimi, përbën procesverbal dhe ia dorëzon KSHZ­së. KSHZ­ja rezultatet e para nga votimi të marra përmes rrugës elektronike i publikon radhazi, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KZHK­ja në afat prej 12 ore pas përfundimit të zgjedhjeve. KSHZ­ja, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon në afat prej 24 ore nga dita e përfundimit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat