Pjesëmarrja e lartë e shqiptarëve në zgjedhjet e kaluara, dyshohet se ka pasur manipulime

Maqedonia

Pjesëmarrja e lartë e shqiptarëve në zgjedhjet e kaluara, dyshohet se ka pasur manipulime

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:43
Ilustrim

Në zgjedhjet e kaluara ka pasur rreth 200 vendvotime në disa komuna, ku votuesit kanë qenë 100% shqiptarë. Pasi, pjesëmarrës kanë qenë mbi 90%, këto zgjedhje do të ketë monitorim të zgjeruar për të parandaluar manipulimin e mundshëm të votave në këto vendvotime.

Këtë vit përveç BDI-së dhe PDSH-së, edhe opozita maqedonase do të tentojë të marrë vota në këto vendvotime. Në këto vendvotime ku pjesëmarrja ka qenë e larët janë të regjistruar në total 105.000 votues, të gjithë shqiptarë.

Pikërisht në këto vendvotime ku pjesëmarrja është e lartë, ekzistojnë dyshime se gjatë zgjedhjeve të kaluara, janë mbushur kutitë e votimeve. Dyshohet se këto manipulime kanë ndodhur në Saraj, Studeniçan, Likovë, Çair, Bogovinë dhe Zhelinë.

Sipas KSHZ-së, në zgjedhjet e së dielës do të votohet në gjithsej 3480 vendvotime në Maqedoni, ndërsa në diasporë do të votohet në 46 vendvotime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat