Dënime të larta me para dhe burg për ata që pengojnë procesin zgjedhor

Maqedonia

Dënime të larta me para dhe burg për ata që pengojnë procesin zgjedhor

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 20:46
Ilustrim

Personat që do t’a fotografojnë fletëvotimin e tyre mund të dënohen me 300 deri 1 000 euro, ndërsa deri 500 euro është dënimi nëse në vendvotim, shkoni me simbole politike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për votim familjar ose votim për disa persona dënimi është prej 500 deri 1 500 euro.

Dënime të larta Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe mediumet, të cilat nuk i përmbahen rregullave zgjedhore.

Materiali zgjedhor është bërë gati, ndërsa nesër do të dorëzohet deri tek të gjitha Komisionet komunale zgjedhore. Ndërsa të shtunën materiali zgjedhor, do t’u dorëzohet edhe bordeve zgjedhore, njoftojnë nga KSHZ-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat