Sot përfundon fushata zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Sot përfundon fushata zgjedhore në Maqedoni

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 08:24
Ilustrim

Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot e përfundojnë fushatë zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

BDI sot do të mbajë tubim përmbyllës në sheshin ‘Iliria’ të qytetit të Tetovës.

‘Rilindja me Besë’ do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë.

Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ i kryesuar nga OBRM-PDUKM do të mbajë tubim në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni ‘Për jetë në Maqedoni’ i kryesuar nga LSDM do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga LD do të mbajë tubim në sheshin ‘Leptokaria’, kurse Koliacioni ‘OBRM për Maqedoninë’ do të zhvillojë takim në Komunën e Prilepit dhe tubim në Manastir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat