Festa e BDI-së rrezikon jetën e tre familjeve shqiptare!

Maqedonia

Festa e BDI-së rrezikon jetën e tre familjeve shqiptare!

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 09:58
Ilustrim

Darka e funksionarëve të BDI-së në një restorant në Çair ka përfunduar me dëme materiale dhe trauma psikologjike për 3 familje shqiptare në afërsi. Gjithçka filloi me darkë, këngë e valle.

Por funksionarët e BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe përkrahësit e tyre, nuk u mjaftuan vetëm me këngë. Në një moment, njëri prej të pranishmëve, gjuan me pistoletë nga brendia e restoranit.

Plumbat e tij kanë përfunduar në 3 banesa të ndërtesës përballë.

Të kontaktuar nga televizioni Shenja, Ministria e Brendshme konfirmoi incidentin, duke thënë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Më 7 dhjetor 2016, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor Bit Pazar, personat B.S., S.V., R.H. kanë denoncuar se në rrugën “Pavle Iliq” në banesat e tyre, secili prej tyre ka gjetur gëzhoja nga armë zjarri, ndërsa janë dëmtuar dritaret e xhamit. Po marrim masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Televizioni Shenja vizitoi edhe familjet e dëmtuara. Ata shprehen të revoltuar për shkak se përveç dëmeve materiale, janë tmerruar fëmijët e vegjël, të cilët akoma nuk mund të vijnë në vete pas incidentit të mbrëmshëm. Sidoqoftë, të frikësuar nga revanshizmi i mundshëm i partisë shqiptare në pushtet, familjarët nuk deshën të proncohen para kamerave. Ata vetëm shpjeguan se menjëherë pas incidentit janë vizituar nga funksionarë të BDI-së dhe janë këshilluar që mos t’i njoftojnë mediat për rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat