ApSH: Do t’ua japim grushtin e fundit tradhëtarëve të kombit dhe manipuluesve të fesë

Maqedonia

ApSH: Do t’ua japim grushtin e fundit tradhëtarëve të kombit dhe manipuluesve të fesë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:37
Aleanca për shqiptarët logo

Aleanca për shqiptarët në një komunikatë njofton se mbrëmë në Shkup e ka prezentuar platformën e saj politike.

Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët të pranishëm ishin kryetarët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga ky rajon. Në tubimin madhështorë në Shkup liderët e Aleancës për shqiptarët folën rreth platformës politike dhe ekonomike, si dhe situatës aktuale politike në vend.

Në fjalën e tij të rastit para njerëzve të vullnetit të mirë të Aleancës për shqiptarët në Shkup, njëri nga kryetarët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, theksoi se Shkupi ka përjetuar vuajtje dhe fatkeqësi të rënda në të kaluarën sepse ka qenë stacioni i parafundit i shpërnguljes së shqiptarëve për në shkretëtirat e Anadollit.

‘Shkupi është dëshmitarë i kolonave të gjata të muhaxherëve shqiptarë që u përzënë nga trojet dhe shtëpitë e tyre, nga Presheva, Medvegja, Kosova, Sanxhaku, Çamëria, dhe nga të gjitha vendbanimet shqiptare të Maqedonisë, nga klika e Rankoviqëve dhe Çubriloviqëve. Pleqët e Shkupit e mbajnë mend mirë këtë lum të madh të familjeve të tërra shqiptare që pritnin në stacionin e vjetër hekurudhorë të Shkupit. Shkupi gjithashtu ka qenë dëshmitarë i koncentrimit të madh të shërbetorëve të regjimit të mbretërisë jugosllave dhe sistemit komunist që kanë propagandu me të madhe për përhapjen e analfabetizmit mbrenda popullatës shqiptare.

Nëse kësaj fatkeqësie i’a shtojmë edhe padrejtësitë që i janë bë Shkupit nga politikan të ndryshëm shqiptarë, të cilët forcën politike kombëtare nuk e kanë koncentruar në Shkup, si patriotët e mëhershëm, dhe kështu e kanë prishur ekuilibrin e forcës kombëtare, si dhe faktin se shumë politikan shqiptarë kurdo që e kanë humbur besimin në vendet e tyre dilnin për deputet në Shkup, atëherë mund të kuptojmë qartë për padrejtësitë e mëdha që i janë bë Shkupit. Në gjith këtë fatkeqësi, Shkupi ka patur burra që kanë qenë të vyeshëm për kombin dhe fenë, edhe pse i kanë lënë në harresë, si për shembull Atulla efendi Hoxha, i cili që në atë kohë ka theksuar se kush lëshon vatrat shekullore dhe niset për Anadoll nuk është musliman. Këto fjalë janë më të mëdha se gjitha tubimet elektorale sëbashku. Aleanca për shqiptarët është organizim i duhur që jep mesazhe të duhura në momentin e duhur.

Aktivizimi i elementit të pastër kombëtarë në Shkup do t’ua japi grushtin e fundit tradhëtarëve të kombit dhe manipulatorëve të fesë, dhe do të rrumbullaksojë fitoren kombëtare të gjith shqiptarëve në Ballkan. Aleanca për shqiptarët ka dalë në skenë për të zbardhë gjith të vërtetën mbi të kaluarën e figurave të ndrytshme të Shkupit, dhe gjith vendeve tjerra shqiptare, dhe njëherë e përgjithmonë ta bëjë Shkupin sërrisht qendër të politikbërrjes shqiptare në Maqedoni’, theksoi nëmes tjerrash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.

Të pranishmëve iu drejtuan edhe bartësit e listave për deputet të Aleancës për shqiptarët dhe theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo Aleancë përbëhet prej tri subjekteve politike, diçka që nuk ka ndodhur për 25 vite pluralizëm. Kjo është një pasuri e jashtëzakonshme për t’u ballafaquar me sfidat e kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat