Dita e fundit e fushatës, në mesnatë nis heshtja zgjedhore, të dielën votimi

Maqedonia

Dita e fundit e fushatës, në mesnatë nis heshtja zgjedhore, të dielën votimi

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:19
Ilustrim

Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen pasnesër, e diel 11 dhjetor, në Maqedoni sot e përfundojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës në sheshin "Iliria" të qytetit të Tetovës.

- Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.

- Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep

- Koalicioni "Për jetë në Maqedoni" i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë.

- Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja demokratike do të mbajë tubim  në sheshin në "Leptokaria"

- Koalicioni "VMRO për Maqedoninë", do të mbajë takim me qytetarë në Komunën Prilep. dhe tubim në Manastir.

Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit filloi më 21 nëntor dhe zgjat deri sonte në mesnatë, kur fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri në mbylljen e vendvotimeve, të cilat do të jenë të hapura të dielën nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat