Ivanov: Qytetarët të votojnë sipas ndërgjegjes dhe të sjellin vendim të duhur që shteti të del nga kriza

Maqedonia

Ivanov: Qytetarët të votojnë sipas ndërgjegjes dhe të sjellin vendim të duhur që shteti të del nga kriza

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:32
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ju është drejtuar qytetarëve me një dalje për mediat ku ka apeluar deri tek qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.

”Ju bëj thirrje të gjithëve, qytetarëve dhe të përfshirëve në procesin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit që të tregojnë një nivel të lartë të kulturës politike dhe të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. Qytetarëve dhe institucioneve ju bëj thirrje që të mos bien preh e presioneve dhe të mos tolerojnë asnjë parregullësi. Si shtet, nuk guxojmë që të lejojmë që të shfaqen parregullësi që do të përdoren pastaj si arsyetime për të diskredituar procesin e zgjedhjeve. Bëj thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në atmosferë demokratike dhe të votojnë sipas ndërgjegjes dhe vendimeve të tyre. Duhet që me këto zgjedhje të ju japim fund krizës dhe problemeve të funksionimit të sistemit.” tha mes tjerash Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat