‘Për BE-në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë mundësI për një fillim të ri’

Maqedonia

‘Për BE-në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë mundësI për një fillim të ri’

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:49
Bashkimi Europian

Bashkimi Evropian të dielën nga afër do t’i monitorojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Maqedoni, kurse me reagimin e saj për mirëmbajtjen e tyre pritet të del të hënën pasdite, përderisa me vlerësimet e para do të dalin vëzhguesit ndërkombëtar.

Këtë, sot e tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, e cili theksoi se për Brukselin zyrtar, zgjedhjet janë një mundësi për bashkimin e Maqedonisë në objektivat strategjike.

‘Do të ketë zgjedhje në Maqedoni këtë javë më 11 dhjetor. Siç kemi përsëritur deri tani në lidhje me këto zgjedhje, ato janë një mundësi që vendi të bëjë një fillim të ri, të bashkohet rreth objektivave strategjike dhe të kthehet në rrugën e integrimit evropian. Natyrisht, ky është vetëm një hap në një proces shumë më të gjatë, si pjesë e Marrëveshjes nga Përzhino dhe është e qartë se ajo që është rënë dakord në bazë të kësaj Marrëveshje, duhet të vazhdojë të zbatohet’, theksoi Kocijançiç.

Ajo gjithashtu sqaroi dhe cilat janë pritjet e qeverisë informale të Bashkimit Europian për ditën e vetme, por edhe për periudhën pas zgjedhjeve të Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat