PRSD: Nuk duhet lejuar që Gruevski të ikë i pandëshkuar

Maqedonia

PRSD: Nuk duhet lejuar që Gruevski të ikë i pandëshkuar

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:38
Partia e re social demokrate e Maqedonisë

Partia e re social demokrate e Maqedonisë (PRSD) deklaron se OBRM-PDUKM-ja do të jep përgjegjësi para drejtësisë, prandaj alarmon se politikanë të kësaj partie mund të tentojnë të ikin nga vendi, në drejim të panjohur, përmes aeroporteve te Shkupit dhe Ohrit.

Prandaj, PRSD-ja thotë se organet e persekutimit të Maqedonisë duhet që të rritin syçelësinë e tyre, si në aeroporte, ashtu edhe në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje, sidomos në periudhën pas orës 17, në ditën e zgjedhjeve.

Kjo parti konsideron se mund të ndodhë ikje e ndonjë politikani, duke u bazuar në fjalët e Gruevskit, që sipas kësaj partie, është kërcënuar me likuidim të liderit të opozitës.

PRSD-ja deklaron se Maqedonia nuk duhet të lejojë që Gruevski të ikë i pa ndëshkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat