BFI-ja-Thaçit: Kërkoni falje brenda 48 orësh, ose dë të merren masa ligjore për ofendime

Maqedonia

BFI-ja-Thaçit: Kërkoni falje brenda 48 orësh, ose dë të merren masa ligjore për ofendime

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:12
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI)

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) ka reaguar ndaj siç thonë, ofendimeve të kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, duke kërkuar nga ai kërkimfalje dhe tërheqje publike të deklaratës së tij.

Në reagimin dërguar medias, BFI-ja mes tjerash thotë se ”gjatë fushatës zgjedhore, në media fillimisht, me 26.11.2016, në njëintervistë për TV Dugagjini, deklaruat, po citojmë:”..Kryebandit i ligës së parë, është kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni…” Më vonë, me 7.12.2016, në emisionin ”Click” të TV21, deklaruat, po citojmë: ”Keqpërdorimi i fesë, momentalisht bëhet nga Ali Ahmeti dhe Lideri i bashkësisë Islame në Maqedoni që është kockë e lëkurë i kriminalizuar dhe që manipulon me miliona financa të cilat nuk ju nënshtrohen ligjeve politive të funksionimit të sistemit”(citat i mbyllur).

Me që në këto deklarata ju thatë të pavërteta dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të organeve dhe trupit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni si edhe të institucionit në tërësi, ndërkohë që jeni të vetëdijshëm se po deklaroni gjëra të pavërteta, po ua drejtojmë këtë kërkesë që ju të kërkoni falje dhe tërheqje të këtyre deklaratave të juaja të pavërteta. Në përputhje me Nenin 13 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, ju njoftojmë, në afat perj 48 orësh pas pranimit të kësaj kërkese të kërkoni falje dhe publikisht të tërheqni deklaratët e lartëpërmendura të dhëna në media me 26.11.2016 dhe 7.12.2016. Në të kundërtën, kundër juve do të ndërmerren masa ligjore për ofendimet e deklaruara.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat