Media austriake: Nuk përjashtohet mundësia që të kemi koalicion mes LSDM dhe BESA, ja kush janë kundër Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Media austriake: Nuk përjashtohet mundësia që të kemi koalicion mes LSDM dhe BESA, ja kush janë kundër Prokurorisë Speciale

Nga: Fitim Dika Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:33
Zoran Zaev

Maqedonia ndodhet përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, ku partia nacional konservative OBRM-PDUKM, sipas anketave gëzon mbështetje më të madhe. Ajo është fshehur përmes fasadave Stalin-Barok, që i ka ndërtuar dhjetë vjetët e fundit. Në fakt Shkupi është me ndërtime moderne, sepse pas tërmetit të 1963 u shkatërrua i gjithë qyteti. Por gjatë udhëheqjes së OBRM-BDI kryeqendra është stërmbushur me statuja të “Heronjve Kombëtarë,” shkruan fillimisht prestigjiozja austriake Der Standard.

“Nëse OBRM-PDUKM fiton bindshëm në zgjedhje, atëherë mund të shkojë huq gjithë përpjekja e BE dhe SHBA në këto 18 muaj për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe demokratik.” Më pas media austriake citon Sasho Ordanoskin që mendon se fitorja e qeverisë së tanishme do i largonte edhe më shumë të rinjtë nga Maqedonia. “Dhjetëmijë vetëm se kanë ikur.”

Diplomtët perëndimorë të bindur se nuk ka zgjedhje të lira

Diplomatë të shumtë të akredituar në Shkup janë të bindur se presionet mbi profesorët dhe administratorët janë të paevitueshme dhe se nuk presin zgjedhje tërëisisht të lira dhe demokratike. “Por sëpaku mund të arrihet që televizioni shtetëror të mos kthehet në propagandues i qeverisë.”

Zgjedhjet do monitorohen nga 320 punonjës së OSCE, por interesantja është se 45 monitorues do jenë nga Rusia. “Ky është numri më i madh që mund të dërgonte Rusia në Maqedoni. Kjo tregon se kohët e fundit Rusia ka shtuar interesat mbi Ballkanin, veçanërisht në Maqedoni, Bosnjë dhe Malin e Zi, për t’i larguar këto shtete nga aspiratat e tyre euro-atlantike.

Partitë shqiptare si çelësi i qeverisë së ardhshme

Pavarësisht se LSDM sipas anketave mund të ndodhet pas OBRM, ajo mund të krijojë qeverinë e re nëse bën aleancë me BDI. Shqiptarët përbëjnë rreth 25 përqind të popullsisë dhe çdoherë kanë qenë pjesëmarrës në ndërtimin e qeverisë së re. Ata mund të vendosin për qeverinë e ardhshme. Meqenëse BDI ka qenë pjesë e regjimit të korruptuar, shumë shqiptarë kanë humbur besimin te partia e Ali Ahmetit. Me çrast janë krijuar disa parti të reja shqiptare, që më e fuqishmja prej tyre mban emrin BESA. Ndikimi i saj vërehet veçanërisht në Shkup dhe Kumanovë, dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të koalicionojë me LSDM e Zoran Zaevit.

BDI dhe OBRM kundër Prokurorisë Speciale

Votuesit e së dielës do vendosin edhe për fatin e Prokurorisë Speciale, pasi mandati i saj duhet të vijojë edhe pas qershorit 2017, për të analizuar gjithë aferat korruptive të partive në pushtet. Megjithatë në rast se OBRM dhe BDI fitojnë zgjedhjet, ata janë kundër zgjatjes së mandatit të Prokurorisë Speciale.

Shumë ekspertë jo vetëm që e shohin të domosdoshme vijimin e punës së PS, por ata kërkojnë edhe reformimin e Agjencisë së Kundërzbulimit, që është si zgjatje e ish anëtarëve të UDBA.

"Mobilefoto-Kontrolle"

Artikulli i Der Standard përfundon se te partitë në Maqedoni, përveç që u dërgojnë sms për të marrë pjesë në tubimet partiake, ata duhet edhe të fotografojnë votën për t’i bindur eprorët për besnikërinë. “Vetëm atëherë partia mund ti premtojë punë dhe mirëqenie ekonomike familjes së tij.”

“Pyetja kryesore mbetet, nëse BE mund të ushtrojë akoma presion për ndërtimin e demokracisë në Maqedoni. SHBA nën presidentin Trump, sigurt nuk do shqetësohej më për fatin e Maqedonisë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat