Media austriake: Fiton ose jo OBRM, koha e Gruevskit ka marrë fund

Maqedonia

Media austriake: Fiton ose jo OBRM, koha e Gruevskit ka marrë fund

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 dhjetor 2016 Në ora: 20:23
Nikola Gruevski

Shumë media europiane kanë shkruar për zgjedhjet e 11 dhjetorit, siç cilësohen më të rëndësishme të Maqedonisë në këto 20 vjet. E përditshmja austriake, Die Presse, ka shkruar se nëse zgjedhjet do i fitonte përsëri OBRM-PDUKM, kryeministër i ardhshëm do ishte ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovski.

“Zëri në Maqedoni është kundër qeverisë, megjithatë falë 300.000 votuesve fantomë ajo mund të fitojë përsëri. Në rast të fitores së OBRM nga presionet e BE dhe SHBA, në vend të Nikola Gruevskit kryeministër mund të zgjidhej Nikola Popovski,” përcjell botasot.info, shkrimin e Die Presse, që ka kontaktuar edhe me analistin nga Shkupi, Fejzi Hajdari.

Koha e Gruevskit ka marrë fund, e përmbyll shkrimin media e djathtë austriake./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat