Ka filluar heshtja parazgjedhore, megjithatë sot do të votohet në Maqedoni

Maqedonia

Ka filluar heshtja parazgjedhore, megjithatë sot do të votohet në Maqedoni

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 09:13
Ilustrim

Në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore dhe ka filluar heshtja parazgjedhore, para zgjedhjeve të ditës së nesërme. Sot një ditë para zgjedhjeve do të votojë diaspora, të paaftit fizikisht, të burgosurit dhe personat që janë në paraburgim.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, dhe do të mbyllen në orën 19:00. Në diasporë kjo do të zbatohet sipas kohës lokale.

Të paraqitur nga disapora janë gjithsej 20 573 votues, ndërsa në Listën Zgjedhore të veçantë janë regjistruar 230 122 votues, të cilët sipas evidentimit gjenden përkohësisht jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat