Vdekja e foshnjeve në Maqedoni, më shumë janë nga komuniteti rom

Maqedonia

Vdekja e foshnjeve në Maqedoni, më shumë janë nga komuniteti rom

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 11:05
Ilustrim

Disa analiza të Entit për mbrojtje të nënave dhe fëmijëve, tregojnë se vdekja më e madhe e foshnjeve është nga komuniteti rom.

Këto të dhëna tregojnë se vdekja e foshnjeve tek komuniteti rom, është më e lartë në krahasim me etnitë tjera, prej periudhës së lindjes deri 11 muajt e parë.

Si arsye e vdekjes i përmendin statusin social, mungesën e arsimit, shtatëzëninë në adoleshencë, mungesat e informacionit, por një nga arsyet kryesore është edhe mungesa e gjinekologut.

Numri i gjinekologëve është përgjysmuar në 135, dhe një nga vendbanimet më të mëdha në Shkup, Shuto Orizarë, tanimë dhjetë vjet është pa gjinekolog amë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat