KSHZ: Të ndalohet urgjentisht shpallja e rezultateve nga diaspora

Maqedonia

KSHZ: Të ndalohet urgjentisht shpallja e rezultateve nga diaspora

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 17:12
KSHZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor paralajmëron që të mos publikohen rezultate nga votimet në diasporë, veçanërisht nga Australia, ku votimet atje kanë përfunduar.

Në disa profile dhe faqe në internet po shpërndahen informacione për atë se cila parti çfarë rezultati ka, gjë e cila ndalohet me ligj, për shkak se ato duhet të publikohen së bashku me rezultatet tjera në Maqedoni.

Disa anëtarë të partive politike tanimë kanë shpërndarë në profilet e tyre në Facebook, rezultatet nga votimet në diasporë.

Nga KSHZ thonë se bordet zgjedhore kanë marrë instruksione, që mos të publikohet asnjë rezultat para orës 19 më 11 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat