MPB-ja konfirmon disa parregullsi në rajonin e Shkupit

Maqedonia

MPB-ja konfirmon disa parregullsi në rajonin e Shkupit

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 14:01
MPB-ja

Ministria e punëve të brendshme bën të ditur se deri tani janë ngritur disa procedura për parregullsi në procesin zgjedhore në rajonin e Shkupit.

Në Shuto Orizare, në shkollën fillore ”Vëllezërit Ramiz Hamid” janë ftuar pastrueset për gjoja pastrim gjeneral të shkollës. Në këtë rast policia ka ndërhyrë dhe pastrueset janë lëshuar për në shtëpi.

Në Gjorçe Petrov është arrestuar një person për shkak të fotografimit të fletëvotimit. Kjo ka bërë ndërprerje të votimit nga ora 8 e 25 deri në ora 8 e 35 të mëngjesit.

Në Draçevë është zbuluar një furgon që ka bartur votues të komunitetit rom, në emër të një partie politike.

Fotografim është hetuar edhe në Vallandovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat