Mançevski: Falënderojmë qytetarët për dalje masovike në këto zgjedhje

Maqedonia

Mançevski: Falënderojmë qytetarët për dalje masovike në këto zgjedhje

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 19:27
Votimet në Maqedoni

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski ka dalë në konferencë për shtyp, 10 minuta pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Ai i falendroi qytetarët për daljen masovike në zgjedhje, dhe sipas tij, ata treguan se e duan Maqedoninë, se duan ndryshime dhe duan jetë në Maqedoni.

Mançevski konstatoi se disa prirje të vjetra të këqia kanë vazhduar edhe në këto zgjedhje, të kryera nga pushteti për të penguar qytetarët që të dalin të votojnë lirshëm.

Pra, vlerësimi i LSDM-së për këto zgjedhje është përgjithësisht pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat