Shilegov: Fitorja në mjediset e mëdha urbane flet se në shprehje është një fitore e madhe e qytetarëve

Maqedonia

Shilegov: Fitorja në mjediset e mëdha urbane flet se në shprehje është një fitore e madhe e qytetarëve

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 22:10
Zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov

(E plotësuar) - Zëdhënësi dhe njëherit bartës i listës së LSDM-së Petre Shilegov tha se kanë fituar në mjediset e mëdha urbane. “Fitore e madhe në Shkup, në Manastir, Kumanovë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Dibër. Fitorja në mjediset e mëdha urbane flet se në shprehje është një fitore e madhe e qytetarëve”, u shpreh Shilegov.

Ndërkohë, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Vlatko Gjorçev, në konferencën e dytë për media të kësaj partie pas mbylljes së vendvotimeve, deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve janë 390.000 për VMRO-DPMNE-në dhe 370.000 për LSDM-në. “Sonte ndodhi fitorja e dhjetë me rradhë e VMRO-DPMNE-së. rezultati tregon gjithçka, tregon fitore. Populli ynë përsëri fitoi, diferenca është 390.000 kundrejt 370.000 vota”, u shpreh Gjorçev, si dhe shprehu bindje se më vonë dallimi do të jetë edhe më i madh. Ai theksoi se në shumicën e qendrave të votimit fiton VMRO-DPMNE, përfshirë vendbanimet me shumicë të komuniteteve turk, romë e të tjerë. Ai theksoi se LSDM ka marrë më shumë vota vetëm në vendbanimet me shumicë shqiptare.

BDI ka fituar 38.085 vota, BESA 23.049 vota, Aleanca për Shqiptarët 15.261 vota, PDSH 13.650, “VMRO për Maqedoni” 11.421, Levica (E Majta) 4.575, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi Blloku i Tretë 4.394, Partia Liberale 1.742 dhe PPD 496 vota.

KSHZ-ja në mënyrë sukcesive i publikon të dhënat e dërguara në mënyrë elektronike nga Komisionet Zgjedhore Komunale.

Rreth mesnatës pritet që KSHZ-ja në pres-konferencë të dalë me rezultatet e para nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Shilegov: LSDM fiton në këto qytete të mëdha

Fitore e madhe në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Dibër dhe në numër më të madh në zonat urbane në vend, këtë e theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegovi.

“Festohet për jetë në Maqedoni. Kjo do të thotë se regjimi i Gruevskit është e kaluar”, tha sonte zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov.

Atmosfera në selinë ishte euforike. Po këndohet “Shutka nuk të ikë Nikolla”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat