Tre skenarët e mundëshëm të formimit të qeverisë së re!

Maqedonia

Tre skenarët e mundëshëm të formimit të qeverisë së re!

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:09
Zoran Zaev dhe Nikola Gruevski

Zgjedhjet e parakohëshme në Republikën e Maqedonisë kaluan në mënyrën më të mirë të mundëshme duke i dhënë një mesaz botës perendimore se ne mundemi dhe të bëjmë procese shumë demokratike, pa dhunë e incidente.

Ndërkohë që pas mbarimit të zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve po bëhen analizat e para dhe më serioze se si do të dukej përbërja e re qeveritare duke parë se partitë e bllokut maqedonas janë me numër mandatesh gati se të njejta ndërkohë që në anën tjetër partitë shqiptare kanë pasur rënie të dukshme, e që problematike është bërë fakti se në përbërjen e re qeveritare edhe me tre parti (koalicione) Maqedonia nuk do të ketë qeveri stabile dhe efikase për zgjidhjen e problemeve që e kanë kapluar vendin tash e disa vite.

Me këto kombinatorika si janë tani, media nga burime konfidenciale ju tregon analizën e tre skenarëve se si mund të duket përbërja e re parlamentare edhe pse në të tre rastet jo qeveri jostabile dhe joefikase.

Si parti fituese, VMRO në bllokun shqiptarë dhe BDI në bllokun shqiptarë mund të formojnë qeveri me marrjen e PDSH-së dhe së bashku të kenë në parlament 63 mandate (VMRO 51, BDI 10, pdsh 2) mirëpo kjo përbërje shihet si një qeveri jostabile.

Si skenarë i dytë i mundëshëm përflitet me të madhe edhe koalicioni i gjerë mirëpo edhe ky koalicion shihet si qeveri joefikase.

Ndërkohë që skenari i tretë dhe i mundëshëm që sipas informacioneve të fundit mundet përsëri të jetë jostabil është që qeverinë e re ta përbëjnë LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët që së bashku kanë 64 mandate (VMRO 51, BDI 10 dhe Aleanca për shqiptarët 3).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat