LSDM: Koha e Gruevskit mbaroi

Maqedonia

LSDM: Koha e Gruevskit mbaroi

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 21:23
Zoran Zaev

Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në një kumtesë për publikun i përgjigjet kërkesës së përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së, Vlatko Gjorçev për t'u shpallur sa më shpejtë rezultate përfundimtare zgjedhore.

"VMRO-DPMNE pësoi humbje të rëndë në këto zgjedhje në të cilat qytetarët zgjodhën Jetë. Regjimi është mundur. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski ka mbaruar. Në Maqedoni ndryshimet po ndodhin dhe qytetarët po e kthejnë shtein në duart e tyre", thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Më herët, zëdhënësi Gjorçev kërkoi që KSHZ të mos flejë por ta shpallë fituesin e zgjedhjeve të djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat