Avokati i Popullit konstaton shumë parregullsi në zgjedhjet e së dielës

Maqedonia

Avokati i Popullit konstaton shumë parregullsi në zgjedhjet e së dielës

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:57
Ixhet Mehmeti

Avokati i Popullit ka konstatuar një sërë parregullsish në zgjedhjet e së dielës. Sipas Ixhet Mehmetit që nga fillimi i fushatës në zyrat e Avokatit të Popullit, ndihmë kanë kërkuar 146 qytetarë të cilët janë ankuar edhe për presione. Mehmeti tha se në këto zgjedhje ka pasur parregullsi në listat e votimit.

Sipas tij qytetarët vetën e kanë gjetur në listën elektronike por jo edhe në listën e votimit në vendvotim. Mehmeti tha se në këto zgjedhje vazhdoi mos koordinimi midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe MPB-së , ndërsa ka pasur mohim të së drejtës së votës në burgje dhe nëpër shtëpi të pleqve.

Avokati i popullit tha se shumë nga këto parregullsi kanë qene edhe në zgjedhjet e vitit 2014 dhe deri më tani nuk ka asnjë përmirësim në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat