Osmani: Ziadin Sela na solli në këtë derexhe

Maqedonia

Osmani: Ziadin Sela na solli në këtë derexhe

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 20:07
Ziadin Sela

Analisti politik, Hadi Osmani vlerëson se lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela me kushtin e tij 1/3 na solli në këtë derexhe te kampusi politik shqiptar.

“Gjithmonë e kam thënë se fajtori kryesor për mos bashkpunim opozitat ishte Ziadin Sela dhe kushti i tij që bashkpunimi të bëhet me 1/3 edhe pse e dinte se ishte shumë më i dobët se partia tjetër, gjë që u vërtetua në zgjedhjet. Sikur sot Aleanca dhe Besa të dilnin bashkë në zgjedhje tash do kishin dyfish më shumë deputetë se Bdi dhe fare lehtë në një koalicion me LSDM-në do i dërgonin përgjithmonë në burg kriminelët e VMRO-së. Falë egoizmit të madh të Selës dhe mendjemadhësisë së tij që nuk pranonte se Besa ishte më e fuqishme se ai nuk u bë ky bashkim. Besa e dinte se ka më shumë vota prandaj edhe nuk e pranoi kushtin 1/3 pasi tash edhe e vërtetoi se ka dyfish më shumë se ata. Por çudia më e madhe vazhdon e rritet që Sela nuk pranon ende të bëjë ndonjë bashkpunim dhe kështu dëshiron ende t’ia zgjasë jetën pushtetit kriminal.”, shkroi Hadi Osmani në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat