LSDM: Nervoza dhe paniku në OBRM-PDUKM nuk mund t’i ndalë ndryshimet!

Maqedonia

LSDM: Nervoza dhe paniku në OBRM-PDUKM nuk mund t’i ndalë ndryshimet!

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 11:29
LSDM

OBRM-PDUKM nuk mund të pajtohet me faktin se qytetarët në zgjedhje me stilolaps përmbysën regjimin e Nikolla Gruevski dhe jetën në Maqedoni. Shtabi i thyer i LSDM-së në fshatin Bardovcë, që ka ndodhur pas konferencës së, Vllatko Gjorçevit, vetëm e konfirmon ankthin dhe panikun që mbizotëron në OBRM-PDUKM, pas humbjes së zgjedhjeve në Maqedoni, thonë nga LSDM.

“Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votoi për jetën, stabilitetin, lirinë, për ndryshime dhe këto ndryshime tashmë janë duke ndodhur. Përfundoi koha e politikanëve si i akuzuari për dhunë Nikolla Gruevski dhe qeveria kriminale e OBRM-PDUKM-së ku qytetarët në këto zgjedhje i dërguan në histori”, thuhet nga partia pas thyerjes së shtabit në Bardovcë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat