Kryetari i Dibrës së Madhe: LSDM i bleu votat

Maqedonia

Kryetari i Dibrës së Madhe: LSDM i bleu votat

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 22:55
Ruzhdi Lata

Dibra e Madhe ishte ndër qytetet shqiptare të Maqedonisë, që ka befasuar jo pak me rezultatin në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara pak ditë më parë.

Rezultati ka qenë i paparashikueshëm, teksa parti e parë kë dalë LSDM e Zoran Zaev.

Kryetari i Dibrës së Madhe Ruzhdi Lata ka thënë për “News 24” se partia social­demokrate maqedonase ka blerë votat.

“Përçarja në mesin e partive politike shqiptare ka bërë që të kemi më pak deputetë në parlament. Këtu në Dibër, LSDM­ja i ka blerë votat”, ka thënë ai.

Lata ka shtuar se në rezultatin e habitshëm, mund të kenë ndikuar, sipas tij, edhe lobet greke e serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat