Sela: Propozimi për qeveri teknike është joserioz

Maqedonia

Sela: Propozimi për qeveri teknike është joserioz

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 20:59
Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela

Drejtuesit e koalicionit “Rilindje me Besë” gjatë kësaj periudhe jo të qartë për Maqedoninë, kanë propozuar që të formohet qeveri teknike si zgjidhje kalimtare. Ndërsa për liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ky propozim është joserioz.

“Ky është një qëndrim shumë infantil, fëmijërorë do të thoja, aspak politik. Sepse qeveria teknike aspak nuk do të zgjidhte dhe problemet të cilët i kanë shqiptarët, meqë vlerësojmë që kemi marrë vota në emër të shqiptarëve. Qeveria teknike do të bënte organizimin e zgjedhjeve tjera, ndërkohë që tash edhe pse janë humbur një pjesë e deputetësh shqiptarë. Ka një moment ndoshta historik për shqiptarët sepse ka një barazi të përafërt mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe ata që bëjnë ndryshimet janë subjektet politike shqiptare”, tha lideri i LR-PDSH-së Zijadin Sela.

Propozimi i Ziadin Selës për qeverinë e re është i përafërt me atë të BDI-së, për bashkimin e partive shqiptare rreth një platforme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat