Zekiri: Më 11 dhjetor u pengua Gruevski, që të mos luaj me shqiptarët

Maqedonia

Zekiri: Më 11 dhjetor u pengua Gruevski, që të mos luaj me shqiptarët

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:37
Debati

Zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë tema e sotme e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News.

Deputeti me origjinë shqiptare në radhët e partisë maqedonase LSDM-ja, Muhamed Zekiri tha se rreth 70 mijë shqiptarë kishin votuar për partinë opozitare maqedonase LSDM.

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa tha se kishin pritshmëri edhe më të lartë nga zgjedhjet. Ndërsa gazetari nga Prishtina, Rexhep Bozhari tha se vota e shqiptarëve ishte votë e dëshpërimit.

Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa tha se ishte kundër përdorimit të termi paternalizëm nga Shqipëria dhe Kosova ndaj Maqedonisë.

Nga biseda në studio:

Zekiri: Mandatet në fund do t’i shohin rezultatet. Është procesi i ankimimit. Do të jemi me mandat të barabartë me VMRO-DPMNE. Zgjedhjet e së dielës në Maqedoni treguan dhe nxorën fitues shqiptarët. Kur e them këtë e them nga shkaku se shqiptarët penguan Nikola Gruevskin, nacionalistin dhe diktatorin që të mos luaj me shqiptarët.

Hila: Sa shqiptarë votuan LSDM-në?

Zekiri: Shifrat e sakta do t’i nxjerrim pas analizave. Vlerësimet janë 50 deri në 70 mijë vota.

Hila: Jeni pak tradhtar?

Zekiri: Nëse jam tradhtar se kam penguar Gruevskin që të luaj me shqiptarët, e pranoj.

Hila: Ju fituat në bastionin e shqiptarisë…

Zekiri: Shqiptarët treguan me votën e tyre se ata e duan më shumë se shqiptarët atë shtet. Treguan se janë më të vetëdijshëm se maqedonasit. Mbi 50% e elektoratit shqiptarë kanë votuar për partitë opozitare.

 

Hila: Kemi lëvizjen Besa. Një risi. Më janë dukur shumë evropianë, pastaj akuzohen si filo-orientalë.

Rexhepi: Ne kishim projeksione të larta. Ne pritshim një numër prej 7-8 deputetë. Për fat të keq, sot pas një procedure të Komisionit Shtetëror Zgjedhor,  ku partitë shqiptare që proklamojnë elementin kombëtar patriotik, përfaqësuesit e tyre votuan krah opsionit që deputetët të mbeten për VMRO-DPMNE. Edhe pse kishte dyshime për manipulime të zgjedhjeve. Ne si Lëvizje Besa jemi fituesit moral të këtyre zgjedhjeve. Një subjekt i ri ne patëm sukses të kemi grup parlamentar dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kemi edhe përfaqësuesit tanë në grupet zgjedhore.

Hila: Më ka bërë përshtypje një lloj paternaliteti të Kosovës ndaj Maqedonisë

Bozhari: Vota e cila u prodhua nga këto zgjedhje parlamentare ishte votë e dëshpërimit të shqiptarëve por votë e shpresë. Votë e dëshpërimit të shqiptarëve që votuan për LSDM-në, votë e shpresës që votuan për Lëvizjen Besa.

Çipa: Jam kundër termit paternalizëm. Nuk ka pasur shans Shqipëria zyrtare të ketë paternalizëm mbi shqiptarët.

Është hera e parë që rezultati zgjedhor në Maqedoni, do t’i imponojë partitokracisë maqedonase kuotën dhe cilësinë e paritetit politik. Në qoftë se deri dje kishim vetëm partneritet, sot unë e shoh se do të ketë paritet.

Zekiri: Hyra në LSDM për të “thyer” ndarjet etnike

Zekiri: Unë e kisha të sigurt fitoren. Në listë isha i treti në zonën 2 zgjedhore. Ne arritëm të shkonim në 8-të falë votave shqiptare. Qëllimi im për t’u kyçur në politikë, nuk kisha nevojë, por e bëra sepse ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Mjaft kishte ndarje duke u kyçur në bashkësitë tona etnike. Problemet i ka krijuar politika.

Hila: A ekziston edhe mirëkuptimi i LSDM-së?

Zekiri: Ajo e bëri hapin e parë. Jam anëtar kryesie. Kjo u dëshmua me votën që u dha.

Bastioni i Çairit
Rexhepi: Prej në fillim të daljes në skenë të Lëvizjes Besa fillojë etiketimi. Vazhdimisht kanë shkuar me etika se këta janë subjekt i turqve. Kanë ndikuar tek disa votues. Ne kemi fituar BDI-në në bastione të mëdha, në Çair. Zgjedhjet lokale janë shumë shpejt dhe aty do të shihet fuqia e Lëvizjes Besa.

Zekiri: Në Çair ka fituar LSDM-ja. Nëse do të ishin zgjedhje lokale, kryetari i Komunës do të ishte i LSDM-së.

Çipa: Historia e bastioneve është e përkohshme. Partitë që qëndrojnë gjatë në qeverisje e humbasin. Aq më tepër që BDI qëndroi kaq gjatë në pushtet. Nuk ka arsye ta konsiderojmë si definesë. Suksesi i zgjedhjeve të përgjithshme nuk është i njëjtë si në zgjedhjet vendore. Çairin, BDI e humbi sepse kontrasti me qendrën është skandaloz.

Rënie e partive historike shqiptare

Hila: Cilat ishin gabimet?

Bozhari: Rënia e BDI-së e cila ka qenë aq gjatë në pushtet flet edhe për pjekurinë e shqiptarëve të Maqedonisë që kanë qenë të përçmuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Unë shpresoj që do të jetë lajm i mirë.

Çipa: Nuk mund të heqim paralele midis PDSH-së dhe BDI-së. Kanë histori të ndryshme. Kontrasti që u krijua pas vdekjes së Arbën Xhaferit, është i thellë. BDI ka degradimin e të qenit gjatë në pushtet. Është e kriminalizuar. Pasojat më të mëdha BDI e ka marrë nga tri ngjarje të mëdha, së pari ngjarja e Kumanovës.

Koston më të madhe ia shkaktoi ajo që pasoi. E dyta partneriteti me Gruevskin, i bazuar mbi pragmatizëm dhe jo principe qeverisëse. U degradua. Demokracia e brendshme e BDI-së është një shëmtirë e plotë politike. Nga ana tjetër, akti fraksionues midis zt.Thaçi dhe zt.Sela do ta sillte këtë pasojë. Një pjesë e anëtarësisë së PDSH-së është larguar tek partitë e reja.

Zekiri: Është momenti që BDI të reflektojë

Zekiri: Numrat bëjnë shumicën. Është momenti që BDI të reflektojë brenda saj dhe të heqë një garniturë politikanësh që u ka skaduar afati. Tash është momenti më i mirë. Dy kryetar komunash kanë pësuar disfatë siç është Haraçina dhe Dibra. Po të kishin punuar nuk do t’i kishin zhgënjyer shqiptarët. Kryetari i Dibrës thotë se dibranët i ka blerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat