Skadon afati për ankesa të partive politike në Gjykatën Administrative

Maqedonia

Skadon afati për ankesa të partive politike në Gjykatën Administrative

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 10:31
Gjykatë Administrative

Ka kaluar afati prej 24 orëve për ankesa ndaj vendimeve të KSHZ-së në Gjykatën Administrative. Sipas paralajmërimeve, sot pritet që shërbimi ligjor i KSHZ-së, të përgatit dhe t’ua dorëzojë partive dhe koalicioneve vendimet për 13 ankesat e parashtruara nga Besa dhe LSDM-ja.

Sot nga ana e KSHZ-së do të shqyrtohet edhe ankesa e fundit e LSDM-së dhe Gjykata Administrative përsëri do të ketë afat prej 48 orëve, pas pranimit të ankesave, për të vendosur.

Pas ankesave Gjykata Administrative do të vendosë me anë të një këshilli prej pesë gjykatësve, të cilët do të zgjidhen me short, në seancë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat