Milloshoski: Çiçakovski po sillet si gjykatës dhe jo si kryetar

Maqedonia

Milloshoski: Çiçakovski po sillet si gjykatës dhe jo si kryetar

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 22:35
Antonio Milloshoski

Tashmë dy ditë, jashtë gjithë afateve ligjore KSHZ-ja po diskuton rreth ankesave të parashtruara nga Lëvizja Besa dhe LSDM. Numri më i madh i ankesava është refuzuar, dhe tashmë po diskutohet për ankesën e fundit të LSDM-së.

Antonio Milloshoski ishte pjesëmarrës në intervistë në Kanal 5, për t’i komentuar këto ngjarje. Ai tha se kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski, në vend që si kryetar, ai po sillet si gjykatës.

“Kryetari i KSHZ-së, Çiçakovski për arsye të tij, në vend që të jetë kryetar i KSHZ-së ai po sillet si kryetari i Gjykatës. Ata kanë filluar të thërrasin dëshmitarë dhe të bëjnë teatër, për t’i ndihmuar Zaevit që pas humbjes, t’a nxjerrin fitues”, tha mes tjerash Milloshoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat