KSHZ refuzoi ankimimin e fundit të LSDM-së

Maqedonia

KSHZ refuzoi ankimimin e fundit të LSDM-së

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 23:09
KSHZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot vazhdoi seancën në të cilën shqyrtoi ankimimin e fundit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) për vendvotimin në komunën e Tearcës në njësinë e gjashtë zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtij ankimimi të parashtruar nga ana e koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, në fillim të votimit në këtë njësi zgjedhore ka munguar një fletëvotim me numër serial, ndërsa pas rivotimit po ky fletëvotim është gjetur në kutinë zgjedhore.

Me gjashtë vota pro dhe tre kundër u pranua propozimi i kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski që të thirren të gjithë anëtarët e këshillit zgjedhor komunal që plotësisht të merren në pyetje.

Me numër të njëjtë të votave u pranua edhe propozimi që të sillet tërë materiali zgjedhor dhe të konfirmohet se ku është humbur procesverbali me numër 15. Përveç kësaj, për herë të dytë u ftuan dhe sollën këshillin zgjedhor me qëllim që të japin shpjegime.

Pas debatit të gjatë, me katër vota pro dhe katër kundër, u refuzua ankimimi i fundit i tetë i parashtruar nga LSDM-ja.

Me këtë vendim të KSHZ-së, prej gjithsej tetë ankimimeve të parashtruara nga LSDM-ja opozitare, shtatë u refuzuan, ndërsa dy u tërhoqën nga vet partia.

Paraprakisht Komisioni Shtetëror Zgjedhor refuzoi tetë ankimime dhe pranoi një të partisë politike Lëvizja BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat