Reagon LSDM-ja ndaj deklaratës së Todorovit: Kthim prapa nuk ka!

Maqedonia

Reagon LSDM-ja ndaj deklaratës së Todorovit: Kthim prapa nuk ka!

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 10:04
LSDM

LSDM-ja ka reaguar ndaj deklaratës së Nikolla Todorovit nga OBRM-PDUKM, me pretendimin se LSDM po tenton ta vjedh votën e lirë.

LSDM argumenton se në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët votuan për ndryshime, votuan për jetë të mirë, paga më të larta, kompani të forta vendore, paratë tu kthehen qytetarëve, institucionet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësi për të gjithë. Mbi 600 mijë qytetarë u shprehën se nuk ka vend në politikë për Gruevskin, nuk ka krim, nuk ka zgjedhje të vjedhura. Maqedonia do të marrë qeverinë për qytetarët e saj. Proceset demokratike kanë filluar dhe nuk ka kthim prapara, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat