Ja sa vota i duhen LSDM-së në Tearcë për të përmbysur rezultatin

Maqedonia

Ja sa vota i duhen LSDM-së në Tearcë për të përmbysur rezultatin

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 17:59
ilustrim

Pas anulimit të rezultateve dhe vendimit për rivotim në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, KSHZ ka bërë azhurimin e rezultateve totale të zonës 6. Sipas KSHZ tabela tani duket kështu:

Partia Vota Mandate
VMRO 26,044 4
PDSH 16,161 2
BDI 40,546 6
LSDM 25,741 3
Besa 24,989 3
Aleanca 17,945 2

Me këto rezultate përjashtohet mundësia që ndonjëra parti shqiptare të fitojë ndonjë mandat plus. Më afër ka qenë Lëvizja Besa të cilës i duhen 1.055 vota, por vendvotimi 2011 ka vetëm 714 votues. Në lojë pra mbeten vetëm VMRO dhe LSDM.

Analisti Robert Nesimi, për Portalb, shpjegon se rezultati i këtillë nuk kërkon ndonjë njohuri të posaçme të sistemit të “D’Hondtit” për të kalkuluar votat që i duhen LSDM-së për përmbysje. Për ta kthyer atë nga 3-4 në 4-3 në favor të vetin, ajo thjeshtë duhet të ketë më tepër vota se VMRO-ja, pra të fitojë 304 vota më tepër se VMRO në atë vendvotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat