Pas Selës, radhën e kanë edhe bashkëvalltari i tij Thaçi për dorëheqje?!

Maqedonia

Pas Selës, radhën e kanë edhe bashkëvalltari i tij Thaçi për dorëheqje?!

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 23:40
Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi

Kreu i Lëvizjes për Reforma, Ziadin Sela ashtu siç kishte deklaruar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu edhe ka vepruar. Ai premtoi se nëse i humb zgjedhjet do të japë dorëheqje dhe do të thirrë kongres të jashtëzakonshëm të partisë.

Sot në emisionin 200 në Alsat, Sela pohoi se do ta mbajë fjalën dhe se do të japë dorëheqje. Dorëheqje kanë premtuar edhe krërët e partive tjera shqiptare, por deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi. Menduh Thaçi nga PDSH-ja në konferencën për shtyp pas daljes së rezultateve paralajmëroi se do të mbajë përgjegjësi dhe do të dorëhiqet.

Ndërsa, Kasami dhe kryesia e Besës e shpallën rezultatin zgjedhor si rezultat pozitiv për partinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat