Sela: O të gjithë, o asnjë shqiptar në qeveri!

Maqedonia

Sela: O të gjithë, o asnjë shqiptar në qeveri!

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 00:52
Ziadin Sela

Kryetari i LR-PDSH Ziadin Sela në emisionin “Programi 200” në Alsat-M ka thënë se tani është momenti ta bashkojmë veprimin politik. Tani është koha jo ti shkrijmë apo ti bashkojmë partite politike por ta bashkojmë veprimin politik. Ne realisht kemi shume dallime me partite tjera por gjerat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ata që na dallojnë”, theksoi Sela.

Ai më tej tha se mendimi im është që të gjithë partitë shqipëtare të hyjnë në qeveri o asnjë sepse tani jemi në pozitë që të krijojmë bllokun politik shqiptar , të bëjmë strategjinë e përbashkët te kemi një qendrim dhe të kushtëzojmë partitë maqedonase që ti realizojmë çështjet që tangojnë dhe janë në interes të shqiptarëve.

Lideri i LR-PDSH-së, foli edhe për letrën e PDSH-së që Azem Sadiki e zbuloi ditë më parë në media. Për Ziadin Selën është skandaloze publikimi i atij dokumenti sepse të shkatërrosh një parti e cila sapo është formuar kundër partive mqedonase është skandaloze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat