“T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”

Maqedonia

“T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 10:12
Ilustrim

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë nga gjithsej 13 aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në gjashtë prej tyre është shkaktuar dëm material.

Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veliçkovski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 12 shoferë nuk iu kanë respektuar rregullat e parakalimit, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vijat e bardha, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje qarkullimi, respektivisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 44 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 82 automjete. Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në komunën Qendër, në SHF “Koço Racin” me nxënësit e klasës së dytë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat