Selmani: Nëse BDI i pranon kushtet e OBRM-PDUKM, do të bën vetëvrasje politike

Maqedonia

Selmani: Nëse BDI i pranon kushtet e OBRM-PDUKM, do të bën vetëvrasje politike

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 10:18
Imer Selmani

Lidhur se çfarë qeverie i nevojitet Maqedonisë, ish Ministri i Shëndetësisë dhe ish kryetari i DR-së, Imer Selmani, ka folur në emisionin 360 gradë, rreth kombinatorikave rreth asaj se çfarë mund tu ndodhë partive shqiptare nëse koalicionojnë me partinë maqedonase apo anasjelltas.

‘Në qoftë se BDI pranon një qeverisje të tillë dhe i pranon kushtet e OBRM-PDUKM, do të bën vetëvrasje politike. Por nga ana tjetër, vetë OBRM-PDUKM në qoftë se tërhiqet nga premtimet publike, nuk do të lejojnë dygjuhësinë, nuk do të lejojnë vazhdimin e mandatit të PSP-së, vijmë në një konkluzion të shëndoshë se këta thjeshtë nuk mund të kenë dëshirë të bëjnë qeveri, por do të jenë të pamundësuar për shkak se në agjendën e tyre politike dhe nuk mund të përputhen’, tha ndër të tjera Imer Selmani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat